Më mirë për Tetovën: Pushteti në mënyrë tinëzare elimionoi kandidatët e pavarur

Iniciativa “Më mirë për Tetovën” dhe disa iniciativa të tjera të pavarura në të gjithë Maqedoninë e Veriut kanë reaguar për siç kanë thënë, pamundësimin e kandidatëve të pavarur për të garuar në zgjedhje duke miratuar ndryshime të minutave të fundit në Kodin Zgjedhor.
“Në një mënyrë tinzare, pa konsultime dhe debat publik, nëpërmjet një procedure të shkurtuar dhe në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR, partitë politike më të mëdha, duke justifikuar se ndihmojnë qytetarët pa dokumente të vlefshëm, miratuan ndryshime të tjera të fshehura në Ligjin Zgjedhor, duke i larguar praktikisht kandidatët e pavarur dhe duke i penguar ata të marrin pjesë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kombëtare.
Propozimet e dorëzuara nga deputetët e VMRO – DPMNE, LSDM dhe BDI dhe me mbështetjen e heshtur nga të tjerët, rrisin pragun e nënshkrimeve të nevojshme për pjesëmarrjen në zgjedhje nga 1,000 në 1% të votuesve të regjistruar apo mbi 3 mijë. Këto ndryshime po i njëjti Kuvend ishte përpjekur të zbatonte edhe para zgjedhjeve lokale në vitin 2021, me qëllim eliminimin e një pjese të madhe të kandidatëve të rinjë të pavarur, por kjo u bllokua nga një numër i madh i amendamenteve të proozuara. Për rikujtim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kandidatët e pavarur fituan vende në 33 Komuna ose 41% të të gjitha Komunave në Maqedoninë e Veriut dhe në qytetin e Shkupit!
Nëse e marrim për shembull një njësi zgjedhore (NZ) për nivel kombëtar, ndryshimet e miratuara do t’i kërkojnë kandidatëve të pavarur 3,372 nënshkrime për të paraqitur një listë të pavarur.
Sipas numrave të regjistruar të votuesve, për NZ 2, kandidatëve të pavarur do t’u duhen 2,408 nënshkrime, për NZ 3 – 3,005, për NZ 4 – 2,945, për NZ 5 – 3,395 dhe për NZ 6 – 2,486 nënshkrime.
Mesatarja e qytetarëve që marrin pjesë në votime në zgjedhjet parlamentare të fundit në 2020 në asnjë NZ nuk kalon 60% të votuesve në listën zgjedhore. Për krahasim, në NZ 1 janë regjistruar 337,214 votues, nga të cilët votuan 169,773 ose vetëm 50%.
Këto ndryshime e shpërqendrojnë pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Për një listë të pavarur të kandidatëve për anëtarë të Këshillit ose një listë të kandidatit për kryetar të Komunës së Shkupit, do të nevojiten 4,674 nënshkrime.
Në zgjedhjet lokale të fundit në vitin 2021 në Shkup ishin regjistruar 467,373 votues, nga të cilët votuan 229,531. Nëse marrim rezultatet zgjedhore ku një këshilltar i një liste të pavarur u zgjodh me 4,611 vota, rezulton se do të nevojiten më shumë nënshkrime për pjesëmarrje sesa për të fituar një vend këshilltari në Këshill.
Për një listë të pavarur të kandidatëve për anëtarë të Këshillit ose një listë të kandidatit për kryetar të Komunës së Shkupit, do të nevojiten 4,674 nënshkrime.
Një shembull tjetër ilustrues i politikave diskriminuese ndaj të pavarurve është fakti se për regjistrimin e një partie politike nevojiten 1,000 nënshkrime. Kjo dispozitë nuk është ndryshuar.
Poashtu, mënyra e vështirë e mbledhjes së nënshkrimeve përmes zyrave të KQZ është një problem shtesë për të cilin të pavarurit kanë reaguar edhe më herët. Kjo kusht i vështirë ruan dhe me ndryshimet e reja.
Normat dhe rekomandimet ndërkombëtare thonë se nuk duhet të ketë kërkesa diskriminuese për kandidatët e pavarur krahasuar me ato për partitë.
Me ndryshimet e fundit, partitë politike thjeshtë forcojnë pozitën e tyre monopolistike dhe e pamundësojnë hyrjen e listave të pavarura. Kështu, në Maqedoninë e Veriut nuk ka vetëm hapësirë për “opsionin e tretë”, por tereni është përcaktuar që të mos ketë asnjë opsion alternativ.
Edhe pse duken si armiq të zjarrtë, partitë, si ato në pushtet edhe ato në opozitë, janë në marrëdhënie të harmonishme dhe gjejnë menjëherë një gjuhë të përbashkët kur duhet të mbrojnë “terrenin” e tyre të ndikimit.
Si një grup aktivistësh të pavarur dhe anëtarë të këshillave në të gjithë Maqedoninë, kërkojmë menjëherë heqjen e kushteve absurde për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur në zgjedhje, dhe që:
● Të vendoset një kusht i paktën 50 nënshkrime për kandidatët e pavarur;
● Të lejohet mbledhja e nënshkrimeve në teren dhe jashtë zyrave të KQZ;
● Të zgjatet periudha e mbledhjes së nënshkrimeve në 30 ditë;
● Të lejohet emri i listave të pavarura të kandidatëve të jetë plotësisht i përmendur në fletën e votimit;
● Të lejohet qasja e pavarurave në listën zgjedhore.
Këto ndryshime duhet të bëhen menjëherë, përmes një procedure të shkurtuar, ashtu siç u bënë ndryshimet për bllokimin e kandidatëve të pavarur javën e kaluar”
Në këtë kërkesë janë nëshkruar këto organizata të pavarura.
-Nezavisni Za Karposh – Za zashtita na Karposh – Shkup, Zelen Human Grad – Shkup, Shansa za Centar, Qendër – Shkup, Më mirë për Tetovën – Tetovë, Poinaku – Manastir, Zelenite od Gazi Baba- Shkup, STIGA E – Strumicë, STIGA E – Fronti kundër minierës dhe ndotësve të mjedisit – Bosilovë, Novosellës.



