Më freskët të mërkurën dhe posaçërisht të enjten, temperaturat do të bien prej 8 deri 10 gradë

Për shkak të depërtimit të masës më të freskët ajrore nga veriu dhe erës së përforcuar veriore, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, të mërkurën, e posaçërisht të enjten do të ketë rënie të dukshme të temperaturave ditore, prej 8 deri 10 gradë.

Siç kumtoi DPHM, kryesisht në pjesët veriore të vendit, të mërkurën do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut, ndërsa të premten dukuri lokale të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

“Në ditët e fundjavës do të mbisundojë moti me diell me vranësira të vogla mesatare, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje”, parashsikon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nesër vazhdon vala e të nxehtot – do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të destabilitetit me reshje të shskurta të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor (mbi 60 km në orë).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 21, ndërsa makssimalja do të arrijë prej 33 deri 41 gradë.

Në Shkup temperatura do të jetë prej 18 deri 41 gradë. Do të fryjë erë e matur, në disa pjesë të luginës përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button