Mbrojtësi shqiptar debuton me Arsenalin

Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit mbrëmjen e djeshme. 18-vjeçari u aktivizua në Carabao Cup, në ndeshjen që Arsenali luajti ndaj Boltonit. Kacurri zëvendësoi Calafiorin në minutën e 70 të sfidës që Arsenali fitoi me rezultatin 5-1.

Talenti shqiptar është pjesë e të rinjve të Arsenalit, por për shkak të mungesave të shumta, Mikel Arteta e mori në ekipin e parë.

Pas disa ndeshjeve në stol, mbrojtësi shqiptar bëri dje debutimin me ekipin e parë të “topçinjve”. Një moment i veçantë për Kacurrin, që synon që të zërë një vend stabël në formacionin e Arsenalit.

Ai numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17. Hera e fundit kur Kacurri ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren U-19 ka qenë 17 tetori i vitit 2023.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button