Mbledhje të katër komisioneve të Kuvendit

Në Kuvend, sot do të mbajnë mbledhje komisionet për financim dhe buxhet, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, si dhe Komisioni Juridik-Legjislativ.
Në rendin e ditës të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve janë: Propozim-vendimi për përcaktimin e koeficientëve për përcaktimin e pagës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të funksionarëve që i zgjedh dhe emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut; si dhe Përcaktimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë.
Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor duhet të shqyrtojë ndryshimet në Ligjin për Veprimtaritë Komunale, Ligjin për Transportin në Trafikun Rrugor dhe ndryshimet në Ligjin për Ndërtim, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Policinë Financiare, me procedurë të shkurtuar, është në rendin e ditës të Komisionit për Financim dhe Buxhet.