Mbledhje të dy komisioneve kuvendore

Dy komisione do të mblidhen sot në Parlament – Komisioni për Transport, Transformim Dixhital, Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
Anëtarët e dy komisioneve parlamentare përballen me dy çështje identike – Projektligjin për Aksesueshmërinë e Faqeve të Internetit dhe Aplikacioneve Mobile të Institucioneve të Sektorit Publik dhe Projektligjin për Kontrollin e Emetimeve Industriale, të dyja në lexim të dytë.