Mbi 700 shkolla mbyllen shkaku i mungesës së nxënësve në Greqi

Më shumë se 700 shkolla janë mbyllur në Greqi për shkak të një krize të zgjatur demografike.

Greqia ka një nga normat më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian – rreth 1.3 lindje për grua, shumë më poshtë nivelit të nevojshëm për zëvendësimin e popullsisë, që është 2.1.

Popullsia po plaket me shpejtësi, ndërsa të rinjtë po largohen nga vendi në numër të madh.

Në vitin akademik 2025–2026, do të mbyllen 721 shkolla, pasi nuk arritën të plotësojnë pragun minimal prej 15 nxënësish që kërkohet për të qëndruar të hapura.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button