Mbi 7 mijë studentë diplomuan brenda një viti në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit kanë diplomuar 7 021 studentë, ashtu që më së shumti (26.5 %) të diplomuar ka në fushën e biznesit, administratës dhe drejtësisë.
“Në vitin 2024, në fakultetet dhe shkollat e larta profesionale janë diplomuar 7 021 studentë, që paraqet rënie prej 5,4 % krahasuar me vitin 2023”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 78.7 e të diplomuare janë studentë të rregullt.
Raportohet se 35 përqind e studentëve kanë diplomuar brenda afatit, ndërsa rreth 60 përqind që kanë diplomuar janë vajza.
Më së paku të diplomuar ka në fushën e bujqësisë, pylltarisë, peshkimit dhe veterinarisë (101), në shkencat e natyrës (210) dhe arsim (255).