Mbi 18.500 fëmijë të vrarë nga Izraeli në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se ushtria izraelite ka vrarë të paktën 18.591 fëmijë palestinezë në enklavë që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Të dhënat e ministrisë treguan se shumë nga viktimat janë vrarë në ditët e tyre të para të jetës, disa vetëm disa orë pas lindjes, të goditura nga sulmet ajrore ose bombat izraelite.

Shifrat e publikua nga ministria treguan se viktimat përfshinin nëntë foshnje të vrarë në ditën e lindjes së tyre, pesë të vrarë në ditën e parë, pesë në ditën e dytë dhe tetë në ditën e tretë.

Ministria gjithashtu shpjegoi se fëmijët e vdekur përfshinin edhe 88 të moshës 1-muajshe, 90 të moshës 2-muajshe dhe 78 të moshës 3-muajshe.

Ushtria izraelite vazhdon me ofensivën brutale në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 60.200 palestinezë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.

Të hënën, grupet izraelite të të drejtave B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut-Izrael akuzuan Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Gaza, duke përmendur shkatërrimin sistematik të shoqërisë palestineze dhe çmontimin e qëllimshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor të territorit.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button