Mbi 100 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë nga ushqimi i tepruar

Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë që qindra persona të kërkojnë ndihmë vetëm në Urgjencën e Tetovës
Vetëm sot, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 120 pacientë kanë shprehur ankesa nga ushqimi.
Ata në urgjencë erdhën me simptome si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.
Mjeku kujdestar Kujtim Rexhepi ka apeluar te qytetarët që të bëjnë regjim ushqimi.
“Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para”, tha Rexhepi. (Tv21)