Mbappe mohon zërat: Nuk është ekzaminuar gjuri i gabuar

Kylian Mbappé ka mohuar prerazi zërat për një ngatërrim lidhur me dëmtimin e tij të fundit në gju, duke theksuar se raportimet se i është kontrolluar gjuri i gabuar “nuk qëndrojnë”.

Para miqësores së Francës ndaj Brazilit, sulmuesi reagoi ndaj kësaj çështjeje që kishte nxitur debat të madh dhe kishte përfshirë edhe stafin mjekësor të Real Madridit.

“Informacioni që ata ekzaminuan gjurin e gabuar nuk është i vërtet. Mund të jem indirekt përgjegjës. Kur nuk komunikon, të gjithë përfitojnë nga situata”.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 pranoi se situata mund të jetë përshkallëzuar për shkak të mungesës së qartësisë, por theksoi se komunikimi mes tij dhe klubit në përgjithësi ka qenë i mirë.

“Kemi pasur gjithmonë komunikim mjaft të qartë me Real Madridin”, shtoi ai, duke theksuar se fokusi i tij mbetet te e tashmja dhe jo te çështjet e kaluara.

“Kur u lëndova në fillim të janarit, nuk isha aty. Të gjithë menduan se isha zgjidhja e vetme, por nuk ishte kështu”.
Lajm pozitiv për klubin dhe Kombëtaren është fakti se kapiteni francez konfirmoi se tashmë është plotësisht i gatshëm dhe pa asnjë shqetësim.

“Jam i lumtur që ndihem mirë në të dy gjunjët. Jam shumë i lumtur që jam këtu, në formë dhe i shëndetshëm”, përfundoi Mbappe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button