Mbahet Forumi i Biznesit Turqi-Siri në Halep për të forcuar komunikimin midis kompanive turke dhe siriane

Forumi i Biznesit Turqi-Siri, i lidhur me sektorin e ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit, është mbajtur në Halep në Sirinë veriore, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror sirian ‘Al-Ihbariya’, delegacione nga të dy vendet morën pjesë në forumin që u organizua nga Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur të Turqisë (MUSIAD).

Forumi synonte të forcojë komunikimin midis kompanive turke dhe siriane përmes takimeve dhe sesioneve, si dhe të diskutonte mundësitë e investimit dhe bashkëpunimin në projektet e ndërtimit.

Ai u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që mbulojnë sektorë të ndryshëm midis qeverive siriane dhe turke.

Administrata e re siriane po përpiqet të rivendosë marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar.

Një tjetër Forum Biznesi Turqi-Siri u mbajt në Stamboll në fillim të muajit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button