Mazhoranca tërhiqet nga përjashtimi i deputetëve të opozitës

Mazhoranca duket se është tërhequr nga përjashtimi i 23 deputetëve të opozitës, duke anuluar vendimin e marrë më herët.
Burime për gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxha, bëjnë me dije se Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anuluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.
“Të nderuar kolegë,
Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar.” – mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.