Max Allegri me rregulla strikte për futbollistët e AC Milan, fokusi te disiplina!

Rikthimi i Massimiliano Allegrit në stolin e AC Milan nuk po kalon pa lëvizje të mëdha. Trajneri italian ka nisur menjëherë me vendosjen e rregullave të rrepta për futbollistët, duke treguar se disiplina do të jetë shtylla kryesore e projektit të tij te “kuqezinjtë”.
Sipas gazetave italiane, Allegri ka vendosur disa rregulla të qarta për të gjithë lojtarët, shkruan Indeksonline
Nuk lejohen telefonat gjatë mbledhjeve të skuadrës, gjatë vakteve ushqimore apo në dhomat e zhveshjes.
Vonesat nuk tolerohen – çdo lojtar që nuk paraqitet në kohë, rrezikon të lihet jashtë formacionit.
Futbollistët duhet të kenë kujdes të veçantë me peshën trupore, ndërsa mëngjesi dhe dreka do të konsumohen në qendrën stërvitore për të kontrolluar më mirë regjimin ushqimor.
Allegri ka bërë të qartë që qëllimi i tij është të rikthejë mentalitetin fitues te Milani, një skuadër që në sezonet e fundit ka pasur ulje-ngritje në performancë dhe stabilitet. Me këto masa, ai synon të krijojë një grup të fortë, të fokusuar dhe të disiplinuar – në fushë dhe jashtë saj.