Mashtrohet një banore e Manastirit nëpërmjet rrjeteve sociale, humb 10 mijë euro

MPB njofton se dje (18.11.2024) në ora 13:45 në SPB Manastir, një grua 60-vjeçare nga Manastiri ka raportuar se është mashtruar nga një person për një shumë prej 10.000 euro.

Sipas raportit, rreth katër muaj më parë, ajo ka kontaktuar në Facebook me personin, i cili është prezantuar si me origjinë maqedonase, se është i punësuar në ushtrinë amerikane dhe se aktualisht është në mision në Siri dhe se dëshiron të përfundojë misionin.

“Personi e informoi atë se duhej të paguante 10 mijë euro nëse donte t’i jepte fund misionit dhe i kërkoi asaj t’ia dërgonte paratë një personi në Turqi përmes një transferi të shpejtë parash, pasi gjatë kohës që ishte në mision nuk kishte qasje në llogarinë e tij bankare”, thonë nga MPB.

Gjithashtu theksojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button