MASH: Janë paguar detyrimet ndaj përfituesve të bursave! Studentët: “Jeton Shaqiri left the chat”

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se janë paguar detyrimet që kanë ndaj studentëve që janë përfitues të bursave, përcjell TV21.
“Të gjitha pagesat e bursave për nxënës dhe studentë përfitues aktual për vitin shkollor gjegjësisht vitin akademik 2023-2024 janë paguar përfundimisht me muajin janar. Ndërsa për përfituesit e rinj, pagesa do të realizohet gjatë javës. Të rinjtë duhet të jenë të sigurt, të gjitha mjetet që u takojnë do t’u paguhen plotësisht”, thuhet në njoftimin e MASH.
Ndërsa studentët sot në protestë thanë se pagesa në momentin e fundit, për 4 muaj të mbledhur, tregon neglizhencën e MASH ndaj studentëve. Ata protestuan me pankarta para MASH, ku mes tjerash kishte një shkrim për ministrin e Arsimit: “Jeton Shaqiri left the chat”.
“Vet vendimi që sot t’i paguaj përpara protestës ministri Jeton Shaqiri të gjitha bursat dhe pagesat tjera për studentët tregon për qasjen neglizhuese që MASH ka ndaj studentëve, sepse ai shumë gabon edhe institucioni që përfaqëson, nëse mendon se mund të blihen studentët në momentin e fundit, para protestës, duke i paguar për 4 muaj, në të cilën është dashur çdo muaj t’i paguaj bursat studentore”, tha Blend Hodai, student.



