MASh: Fillim të mbarë dhe vit të suksesshëm shkollor 2025-2026!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u uron një vit të suksesshëm shkollor të gjithë mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, nxënësve dhe familjeve të tyre. Me shëndet të mirë dhe përkushtim të fortë ndaj të nxënit dhe punës, të realizojnë detyrat dhe synimet e tyre personale.
“Inkurajojmë nxënësit që me kurreshtje të ecin në rrugën e dijes, e cila është mjeti më i fuqishëm për sukses që secili mund ta mbajë me vete gjatë gjithë jetës. Të jenë të qëndrueshëm përballë sfidave dhe t’i shohin ato si mundësi të reja për zhvillim personal dhe përparim.
Për mësuesit dhe të gjithë të punësuarit në shkolla shprehim mirënjohje dhe respekt të sinqertë. Ata janë shtylla e arsimit dhe, bashkë me prindërit/kujdestarët, duhet të vazhdojnë t’u hapin rrugën drejt suksesit gjeneratave të reja. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të angazhohet më tej për një arsim cilësor, modern dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Bashkëpunimi dhe mbështetja janë të domosdoshme.
Bëjmë thirrje për unitet në ndërtimin e shkollave të mbushura me dije dhe respekt, në krijimin e një mjedisi ku të rinjtë do të dëshirojnë të qëndrojnë dhe të investojnë potencialin e tyre. Suksese të gjithëve!” – thuhet nga Ministria e Arsimit.