MASH: Është thjeshtëzuar mënyra e aplikimit për ndihmën financiare për nxënësit

Ministria për Arsim dhe Shkencë këtë javë ka publikuar thirrjen për qytetarët që të fitojnë mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në rast se prindërit e tyre së bashku nuk kanë të ardhura mujore mbi 50 mijë denarë.

Pas problemeve të mëdha që janë paraqitur gjatë aplikimit nga prindërit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi për thjeshtëzimin e procedurës gjatë aplikimit.

“Gjatë krijimit të masave jemi përkujdesur që procesi i aplikimit të jetë i thjeshtë. Megjithatë, me qëllim që të përmbushën kërkesat e aplikantëve potencial, procesi u thjeshtëzua akoma më shumë”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Prindërit/kujdestarët që nuk janë të punësuar, nuk janë të detyruar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia e Punësimit, por duhet të dorëzojnë certifikatën e të gjitha llogarive personale të transaksionit për muajin paraprak si dëshmi se nuk ka të ardhura në bazë të rrogës”, sqaroi Ministria.

Ministria theksoi që në rastin kur prindërit nuk janë të martuar ose fëmijët janë nga bashkimet jashtëmartesore, deklaratën e nënshkruan vetëm njëri prind.

“Për sa i përket aplikimit të studentëve për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të transportit, pyetja më e shpeshtë është ajo që konsiderohet si dëshmi e shumës së biletës mujore për transportin e qytetit nga vendbanimi deri në vendin e studimit, ju informojmë se aplikantët duhet të dorëzojnë foto të një bilete mujore ose llogari fiskale, si dhe një “print screen” nga çmimet e publikuara në uebsajtin e transportuesit”, sqaroi Ministria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button