Masakrat nuk kanë të ndalur, për 24 orë Izraeli vret 61 palestinezë në Gaza

Të paktën tetë palestinezë janë vrarë dhe 61 të tjerë janë plagosur në sulmet e reja izraelite në të gjithë Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së enklavës.
Ministria shtoi se gjatë të njëjtës periudhë janë nxjerrë edhe dy trupa nga rrënojat e sulmeve izraelite të mëparshme.
Sipas deklaratës së publikuar në Telegram, lufta e Izraelit mbi Gazën ka shkaktuar deri më tani 67,183 të vrarë palestinezë dhe 169,841 të plagosur që nga 7 tetori 2023.



