Masakër në Gaza, Izraeli vret 84 persona në dy sulme, mbi 50 fëmijë
Zyra e Mediave të Qeverisë së Gazës raporton se 84 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 50 fëmijë, janë vrarë në 24 orët e fundit në dy sulme ajrore izraelite në ndërtesat e banimit në Gazën veriore. Në sulmet e përshkruara si “masakra brutale” raportohet se dhjetëra njerëz janë të zhdukur ose të plagosur.
Një nga sulmet kryesore që ndodhi mbrëmjen e djeshme ishte në dy ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Jabalia ku të paktën 84 palestinezë janë konfirmuar të vrarë.
Këto dy ndërtesa pritet të strehojnë të paktën 170 palestinezë. Njerëzit kanë ngecur deri më tani nën mbeturinat e atyre dy ndërtesave në Jabalia dhe situata atje po përkeqësohet, raporton Al Jazeera.
Disa punonjës të urgjencës së mbrojtjes civile në veri, thanë për Al Jazeera-n se nuk janë në gjendje të arrijnë vendndodhjen dhe tani operacionet e shpëtimit po bëhen nga civilët që jetojnë në lagje.
Që nga 7 tetori 2023 Izraeli ka vrarë të paktën 43,259 palestinezë dhe ka plagosur 101,827 të tjerë.