Marotta thur elozhe për kapitenin argjentinas Lautaro Martinez

CEO i Interit, Beppe Marotta foli në rrjetet sociale të “Cronache di Spogliatoio”. Drejtori i Interit priti disa lojtarë të rinj në moshë në Qendrën Stërvitore të Suning të cilët e pritën edhe me pyetje të ndryshme.

Lautaro Martinez ka refuzuar shumë oferta, a do të qëndrojë tek Inter?

“Lautaro është një lojtar shumë i mirë, një baba i mirë dhe një futbollist që ka vlera të rëndësishme brenda tij. Ai e do Interin ashtu siç e do Interi atë dhe ai dëshiron të qëndrojë me ne. Dhe sigurisht ne jemi të lumtur ta mbajmë atë”.
A mund të bëhet një ikonë?

“Sot ai është një ikonë, sepse ka edhe shiritin e kapitenit. Kur i jep shiritin dikujt do të thotë se ka një ndryshim në krahasim me të tjerët.”

A ju zemëroi CR7 kur ishte te Juventus?

“Ai ishte dhe është ende një lojtar i mirë, por mbi të gjitha një kampion i madh. Ai di të përçojë besim shumë të fortë te shokët e tij. Ai ishte lider i ekipit dhe gjithashtu tërhoqi zvarrë të tjerët, ishte kërkues, por më zemëroi.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button