“Marijuhana”, Prokuroria mbledh dëshmi dhe merr në pyetje dëshmitarët

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se vazhdon hetimi në kuadër të aksionit për sekuestrimin e marijuanës. Deri më tani janë sekuestruar 40 tonë nga më shumë kompani, të cilat prodhojnë kanabis mjekësor. Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionin për lejimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, ndërsa vjen pas sekuestrimit në Serbi të 5 tonëve marijuanë, e cila dyshohet se ishte prodhuar në Maqedoninë e Veriut.

“Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është në komunikim me Prokurorinë për krim të organizuar të Serbisë, për shkëmbim të informacioneve të rëndësishme për procedurën, që do të ndihmojnë në përcaktimin e lidhjes së mundshme mes dy rasteve dhe origjinës së marijuanës. Njëkohësisht, prokurori publik po ndërmerr edhe veprime të tjera ligjore, përfshirë marrjen në pyetje të dëshmitarëve, me qëllim mbledhjen e provave dhe fakteve relevante për procedurën”, njoftojnë nga Prokuroria.

Kryeministri Hristijan Mickoski e identifikoi si problem një akt nënligjor- rregullore, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i ligjit për kultivimin e kanabisit mjekësor. Nga Qeveria theksuan se ndryshimet e akteve nënligjore duhet të jenë në përputhje me ligjet.

“Të gjitha aktet nënligjore duhet të jenë në përputhje me ligjet pozitive. Prandaj, ndryshimet e aktit nënligjor kontestues do të jenë në drejtim të harmonizimit me Ligjin”, thonë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga Prokuroria thanë se së bashku me institucionet kompetente po vazhdojnë me veprime për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa kryeministri paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të merret vendim për kontroll në të gjitha fabrikat që prodhojnë kanabis mjekësor. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button