Marco Reus gjen ekipin e ri, ishi i Dortmund arrin marrëveshjen me La Galaxy

Marco Reus e ka gjetur ekipin e ri.

Ish-mesfushori i Borussia Dortmund dhe LA Galaxy kanë arritur një marrëveshje, me 35-vjeçarin që sipas raportimeve të medieve gjermane, sezonin e ardhshëm do të luajë në Amerikë.
Palët kanë rënë dakord që të firmosin për një sezon, me mundësinë e zgjatjes së kontratës pas përfundimit.

Në ditët e ardhshme, Reus planifikon që të udhëtojë drejt SHBA për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën.

Reus u largua nga Borussia Dortmund këtë verë, ndërsa kishte mbajtur për 12 vite veshur fanellën “verdhezi”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button