Maqedonia plaket me ritëm të shpejtë, deri në 2050, çdo i pesti person do të jetë në moshë mbi 60 vjeç

Popullsia në Maqedoni po plaket, dhe me ritëm shumë të shpejtë, sipas një studimi të MIA, transmeton TV21. Vendi është tashmë në një pleqëri të thellë demografike. Ka hyrë në procesin e tranzicionit demografik kur vdekshmëria bëhet më e lartë se shkallat e lindjeve. Shënojmë humbje të rritjes natyrore prej mbi 8,000 personash mesatarisht çdo vit dhe kjo tendencë do të vazhdojë. Strategjia për të moshuarit (2010-2020) tregon se deri në vitin 2050, çdo i pesti person pritet të jetë mbi 60 vjeç, dhe në vitin 2150, çdo i treti person do të jetë mbi 60 vjeç. Sipas disa ekspertëve, çelësi është anëtarësimi në BE sepse do të imponojë përmbushjen e standardeve që do të përmirësonin jetesën në vendlindje, gjë që, nga ana tjetër, do të thotë shumë më pak emigracion, por edhe kthimin e një pjese të popullsisë maqedonase në shtetin e tyre amë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button