Maqedonia ka pagën minimale më të ulët në rajon, njoftoi Eurostat

Maqedonia ka pagën minimale më të ulët në mesin e vendeve kandidate për anëtarësim në Unionin Evropian.  Me pagë prej 327 euro, sipas Eurostat-it, puna e punëtorit në vend është më së paku e paguar. Para RMV-së është Shqipëria, ku paga minimale e garantuar është 350 euro dhe Serbia me 402 euro. Në fund të listës për sa i përket të ardhurave mujore jemi edhe nga vendet e ish Jugosllavive. Boshnjakët janë më keq ku paga minimale është nën 320 euro. Pothuajse dyfishi i pagës minimale paguhet në Kroaci (677 euro), trefishi në Slloveni (1203 euro).

Nga muaji mars do të ketë rritje të pagës minimale. Sipas metodologjisë së re, nga 20.175 denarë, paga minimale do të rritet në 22.500 denarë. Megjithatë, në kohë inflacioni të lartë, paraja humbet vlerën. Sado të rritet rroga nuk mjafton për një jetesë normale. Sipas Sindikatit një familje me 2 paga minimale jeton në varfëri.

“Është e vështirë të besohet se sipas përllogaritjeve tona, mezi mund të mbijetosh me një pagë mesatare dhe një pagë minimale, duke marrë parasysh që të dy prindërit punojnë dhe kanë 2 fëmijë. Familjet me 3 ose më shumë fëmijë jetojnë në forma të rënda varfërie. Në anën tjetër, nëse të dy prindërit marrin nga 2 paga minimale, nuk mund të mbijetojnë”, tha Ivan Peshevski, LSM.

Për një jetë modeste, sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, në janar një familjeje i nevojiteshin mbi 57 mijë denarë. Javën e ardhshme Sindikata do të publikojë llogaritjet më të fundit. Sipas sindikalistit të parë, kostoja e jetesës do të jetë më e lartë se në janar.

Sipas Eurostat-it, paga minimale më e lartë paguhet në Luksemburg. Punëtorët më pak të paguar fitojnë mbi 2500 euro në muaj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button