Maqedonia e Veriut drejt realizimit të reformave me udhëheqjen e Murtezanit

Në kuadër të Samitit për Planin për Rritje të BE-së, i mbajtur në Shkup, Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani, si nikoqir i panelit, vuri në pah se e ardhmja europiane nuk është më një vizion i largët, por një realitet që po konkretizohet çdo ditë.
Maqedonia e Veriut ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore për implementimin e Planit për Rritje dhe ka siguruar parafinancim prej 52.4 milionë euro, duke u bërë vendi i parë në rajon me këtë arritje. Aktualisht janë duke u zhvilluar 16 projekte reformuese në fusha kyçe si sundimi i ligjit, transparenca buxhetore, transformimi digjital dhe tranzicioni energjetik.
Murtezani theksoi se procesi i reformave nuk është thjesht një listë detyrash, por udhërrëfyesi për zhvillim të qëndrueshëm dhe se integrimi europian është themeli i bashkëpunimit rajonal.
Paneli ku mori pjesë Murtezani përfshiu përfaqësues nga rajoni, Komisioni Evropian, organizata rajonale dhe institucione financiare ndërkombëtare, duke zhvilluar një debat të hapur dhe të drejtpërdrejtë mbi hapat konkrete që po ndërmerren në drejtim të ndryshimeve reale.
VLEN riafirmon angazhimin e saj për reforma të thella dhe integrim të plotë europian si bazë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button