Maqedoni, kërkohet që të ndalohet importi i veturave mbi 10 vjet dhe nën “Euro 5”

Më shumë se 10 organizata qytetare kërkojnë që Qeveria të ndalojë importin e automjeteve të përdorura më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin “Euro 5”. Arsyeja është ndotje. Tatjana Çakulev tha se më të rrezikuarit ndaj substancave toksike janë fëmijët, sepse siç shton, këto emetime lëshohen në lartësinë e fytyrave të tyre dhe ata i thithin ato drejtpërdrejt.
“Kërkesa është të kufizohet importi sipas shembullit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Malit të Zi në rajon. Automjetet e përdorura të mos jenë më të vjetra se 10 vite dhe jo sipas standardit “Euro 5”, ndërsa automjetet e reja të jenë minimalit sipas standardit “Euro 6””, tha Tatjana Çakulev.
Eli Peshava nga “Nisma O2” tha se në vendin tonë duhen autobusë elektrikë dhe taksi që nuk ndotin.

“Duhet patjetër të gjendet mënyrë se si të rregullohet transporti publik. Nuk shkojmë më larg nga rajoni, shtetet përreth të gjitha funksionojnë sipas bazës së transportit publik që nuk ndotin. Domethënë autobus elektrik, po ashtu nuk mund t’i ndajmë edhe taksitë, automjetet e tyre absolutisht duhet t’i nënshtrohen këtij principi, që e përmendi Tatjana pak më parë, domethënë bëhet fjalë për automjete elektrike, domethënë jo taksi që e ndotin ajrin”, tha Eli Peshava.
Tatjana Stojanovska thotë se e dinë që Qeveria dëshiron t’u sigurojë qytetarëve import më të lirë të automjeteve, mirëpo nga ana tjetër rritet ndotja e ajrit.

“Patjetër duhet të kemi kontroll në atë që po ndotet, sepse ajri i ndotur tek ne është problem i madh, dhe funksionon në të gjitha segmentet, ky është një segment që ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit”, deklaroi Tatjana Stojanovska.
Për kërkesat e këtyre organizatave, pyetëm në Qeveri, nga ku na thanë se me vëmendje e ndjekin debatin për këtë çështje dhe në të ardhmen do të bëhet analizë me e detajuar dhe opinioni do të informohet. Tani për tani, sipas qeverisë, nuk ka ndonjë rishikim të kornizave të Drejtorisë Doganore dhe gjithashtu nuk parashihet ndryshim i taksës për import. /Tv21

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button