Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shumë më të mëdha se më herët

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO janë sot më të mëdha se më parë, për shkak të ndryshimeve në mjedisin global të sigurisë dhe qasjes së partnerëve ndërkombëtarë, transmeton Anadolu.

“Besoj se ndryshimet në ambientin strategjik të sigurisë, ndryshimet në ambientin global të sigurisë, ndryshimet në pozicionin e SHBA-së në raport me NATO-n, por edhe të vetë NATO-s, por edhe të kërcënimeve që sot ka bota nga aktorë të ndryshëm, mundësitë janë ndoshta shumë më të mëdha seç kanë qenë më herët”, tha Maqedonci në një intervistë me gazetën Blic.

Sipas tij, në aspektin strategjik edhe global, ka ndryshuar pozicioni i shumë vendeve në raport me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, duke theksuar se në bisedimet me partnerët është nënvizuar rëndësia e angazhimit të Kosovës si pjesë e Aleancës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës sot është e gatshme që të kontribuojë me kapacitetet e saj ushtarake në NATO”, ka thënë shefi i mbrojtjes kosovare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button