Manifestimi qendror i faljes së Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup

Muslimanët në vendet e Ballkanit e kanë pritur me entuziazëm Kurban Bajramin, raporton Anadolu.
Mijëra muslimanë në vendet e rajonit u dyndën në xhami në orët e mëngjesit për të falur namazin e Bajramit.
Besimtarët muslimanë janë mbledhur nëpër sheshe dha xhami në kryeqytetet e vendeve të rajonit, por edhe në xhamitë e qyteteve të tjera, për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe faljes së namazit të një ndër festave më të mëdha të fesë islame.
Ashtu si në shumë qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut, edhe në Shkup, mijëra besimtarë u mblodhën nëpër xhami për të falur namazin e Bajramit.
Manifestimi qendror për faljen e këtij namazi u organizua nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI) dhe u mbajt në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Gjatë ceremonisë u recituan ajete nga Kurani dhe u kënduan ilahi në disa gjuhë.