Manchester United synon transferimin e ish-futbollistit të Cityt, gati të ofrojë 150 milion euro

Manchester United po kalon rezultate jo të mira në këtë sezon, e një nga fajtoret kryesor është edhe faza sulmuese.
Nënshkrimi i verës, Joshua Zirkzee, ka shënuar vetëm tre gola në Premier League, ndërsa Rasmus Hojlund ka shënuar vetëm dy gola në ligë këtë sezon, shkruan IndeksOnline.
Për këtë arsye, trajneri Ruben Amorim dëshiron një sulmues më cilësor për sezonin e ardhshëm.

Raportohet se Manchester United synojnë ish-futbollistin e rivaleve të qytetit, Julian Alvarez.
Sulmuesi argjentinas u largua gjatë verë nga Manchester City në drejtim të Atletiko Madridit.

25-vjeçari ka shënuar plot 17 gola që nga transferimi te ”Los Colchoneros”.

Mediat spanjolle raportojnë se Manchester United është i gatshëm të ofrojë 150 milionë euro për transferimin e Julian Alvarez.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button