“Maltretoi një grup punëtorësh dhe keqpërdori pozitën” – nis hetimi kundër Mustafa Hajrullahut, largohet nga funksioni i prokurorit

Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se Prokuroria e Shtipit ka dhënë urdhër për realizimin e hetimit kundër prokurorit për të cilin siç thuhet në njoftim, “ekziston dyshimi se në vazhdimësi ka kryer veprën penale – maltretim në kryerjen e punës, si dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale – keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar nga Kodi Penal”, transmeton TV21.

Prokuroria ka sjell vendim që prokurori të largohet nga funksioni i tij deri në përfundim të realizimit të procedurës së hetimit.

“Kallëzimi penali kundër prokurorit publik për maltretim gjatë kryerjes së shërbimit është sjell nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut, nga ana e një grupi të të punësuarve në Prokurorinë e Lartë në Shkup, me çka ajo është përcjell te prokuroria kompetente e Prokurorisë Publike Themelore e Shtipit. Gjatë aktiviteteve hetuese të ndërmarra nga Prokuroria e Shtipit, janë siguruar të dhëna dhe njohuri të cilat dërgojnë deri te dyshimi edhe për vepra për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Siç njofton “Fokus”, hetimi është kundër prokurorit publik Mustafa Hajrullahu

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button