Mallorca shkuan për suksesin e Muriqit dhe Kosovës: Ëndërrojnë Botërorin

Skuadra spanjolle, Mallorca ka shkruar për fitoren e Kosovës ndaj Sllovenisë, ku siguruan play-offin e Kupës së Botës.
Ata kanë uruar futbollistin Vedat Muriqi dhe Kosovën për këtë sukses.
”Kosova e Muriqit siguron një vend në listë dhe vazhdon ta ëndërrojë Botërorin. Shkojmë Pirat”, shkruhet në postimin e Mallorcas.
Kujtojmë që Kosova ka grumbulluar 10 pikë dhe renditet e dyta në Grupin B, me tre pikë më pak se Zvicra, me të cilen do të përballet të marten në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.



