Makthe dhe britma: Shtim tronditës i amputimeve mes fëmijëve në Gaza

Një numër gjithnjë e më i madh fëmijësh po pësojnë plagë të rënda gjatë sulmeve në rritje të Izraelit, duke çuar në një shtim të rasteve të amputimeve, thotë Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC).
Gaza tashmë ka numrin më të lartë të personave me gjymtime për frymë në botë, me rreth 4,000 persona që kanë humbur gjymtyrët gjatë bombardimeve izraelite.
“Këta janë fëmijë që kanë humbur gjymtyrë, që zgjohen duke bërtitur nga makthet, që nuk ndihen më të sigurt as brenda familjeve të tyre,” tha në një deklaratë Ciaran Donnelly, nënkryetar i lartë i IRC-së.
“Ekipet tona po bëjnë gjithçka të mundur për t’i mbështetur ata, por pa qasje të sigurt dhe pa furnizime bazë, rikuperimi i tyre rrezikon të ndalet plotësisht.”
Në një anketim të ri, IRC raportoi gjithashtu se një në tre fëmijë në Gaza ka kaluar një ditë të tërë pa ushqim, ndërsa vetëm 1 për qind e shtëpive në të gjithë Rripin janë të sigurta ushqimor.



