Makina shtyp personat që festonin 4 Korrikun, të paktën 3 viktima

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar pasi një kamion hipi mbi trotuar dhe përplasi personat e pranishëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Corlears Hook Park në Lower East Side të Nju Jorkut, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të ndjekur nga afër festimet për 248 vjetorin e Pavarësisë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe vuri në pranga drejtuesin e makinës Ford, i cili rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Për arrestimin e tij ndihmuan dhe personat e pranishëm, të cilët nuk lejuan 44-vjeçarin që të largohej nga vendngjarja.

Zjarrfikësit që mbërritën menjëherë pas telefonatave të urgjencës gjetën katër persona të bllokuar poshtë kamionit, të cilët u dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht 3 prej tyre nuk ia dolën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button