Makina me targa nga Shkupi aksidentohet në Kërçovë, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Kollare të Kërçovës. Siç raportojnë media të shumta në shqip dhe maqedonisht, aksidenti erdhi pasi një veturë ka rënë në lumin e fshatit, raporton Alfax.
Jozyrtarisht flitet për një viktimë dhe një tjetër person në gjendje të rëndë.
Aktualisht në afërsi të fshatit po zhvillohet operacion për nxjerrjen e makinës nga lumi që mund të shihet në këto pamje.
Për shkak të aksidentit në rrugën Kërçovë-Strazhë ka bllokim të vogël të komunikacionit.Alfax.



