Maduro i Venezuelës akuzon ShBA-në për zhvillim të luftës psikologjike

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, të enjten akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e një lufte të vazhdueshme psikologjike kundër vendit të tij.

“Ne kërcënohemi çdo ditë nga perandoria amerikane, një luftë e përditshme psikologjike. Fjalë andej e këtej. Lëvizin një anije, lëvizin një raketë”, tha Maduro, duke pretenduar se ShBA-ja po kërkon ndryshimin e regjimit në Venezuelë.

Duke folur në një ngjarje të transmetuar nga televizioni shtetëror VTV, ai theksoi se populli dhe ushtria janë të bashkuar në nivelin më të lartë për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e vendit, duke premtuar të veprojë me qetësi dhe racionalitet.

Më herët, ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez, njoftoi se forcat e armatosura janë në gatishmëri të plotë përgjatë bregdetit të vendit për të arritur “pikën optimale” të koordinimit dhe përgatitjes për t’iu përgjigjur dislokimit detar amerikan në Detin e Karaibeve.

Deklarata erdhi në mes të dislokimit të forcave amerikane në Karaibe, që Karakasi e sheh si një kërcënim të drejtpërdrejtë që synon ndryshimin e regjimit.

Nga ana tjetër, Uashingtoni pretendon se operacionet e tij kanë për qëllim luftimin e trafikimit të drogës që, sipas tij, vjen nga vendet e Amerikës së Jugut një pretendim që qeveria venezuelase e ka mohuar me vendosmëri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button