Macron: Rusia duhet të pranojë propozimin për armëpushim 30-ditor për një zgjidhje paqësore

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Rusia të pranojë një armëpushim 30-ditor, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina, për të hapur mundësinë e një zgjidhjeje paqësore në konfliktin aktual.

Macron njoftoi se ka pasur një bisedë të rëndësishme me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar nevojën për një qëndrim të koordinuar ndërkombëtar për të bërë presion ndaj Moskës.

Rusia, nga ana tjetër, ka lënë të kuptohet se do të pranojë armëpushimin vetëm në “kushte të caktuara,” duke mbajtur ende qëndrimin e saj të paqartë për këtë çështje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button