Macron i drejtohet kombit sot: Jemi përballë sfidave të mëdha!

Presidenti francez Emmanuel Macron do t’i drejtohet kombit sot, rreth orës 20:00, tha ai në një postim në platformën e mediave sociale X.

“Të dashur bashkatdhetarë të mi – do t’ju drejtohem sonte në orën 20:00 në këtë moment të pasigurisë së madhe kur bota po përballet me sfidat e saj më të mëdha”, shkroi Macron.

Fjalimi i presidentit vjen ndërsa Evropa po përpiqet të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën pasi SHBA të martën tërhoqi të gjithë mbështetjen ushtarake. Po ashtu, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje të martën për një “armëpushim” si hapi i parë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare me Rusinë, ndërsa ai u përpoq të ulte temperaturën pas përplasjes së Shtëpisë së Bardhë me Trump.

Vendet në Evropë po përpiqen të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse mes dyshimeve në rritje mbi angazhimin e administratës amerikane për të mbrojtur Evropën.

Franca po punonte për rivendosjen e lidhjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës për të arritur një “paqe të qëndrueshme dhe të fuqishme”, tha më herët të mërkurën zëdhënësja e qeverisë Sophie Primas.

“Ne kemi propozuar një armëpushim … Franca dhe Evropa po përpiqen të rivendosin një lidhje midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës,” tha Primas për televizionin LCI.

Franca dhe Britania po propozojnë një armëpushim të pjesshëm një-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës që do të mbulonte sulmet ajrore, detare dhe të infrastrukturës energjetike, por nuk përfshinte luftime tokësore, thanë Macron dhe ministri i tij i jashtëm në fillim të kësaj jave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button