Macron: Evropa përballë “kërcënimit më të madh” që nga Lufta e Dytë Botërore

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës po përballet me një “kërcënim më të madh” se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Në një fjalim para forcave të armatosura në Paris, ai tha se “po jetojmë në një moment vendimtar” për shkak të gjeopolitikës komplekse, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Macron bëri thirrje që shpenzimet e mbrojtjes së Francës të rriten me 3.5 miliardë euro (3 miliardë paund) vitin e ardhshëm dhe më pas me 3 miliardë euro të tjera në vitin 2027.

Duke iu referuar kërcënimit nga Rusia, ai denoncoi “politikat imperialiste” dhe “fuqitë aneksuese”.

Luftat kanë shpërthyer që kur Moska nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Macron u zotua të dyfishojë buxhetin ushtarak të Francës deri në vitin 2027, tre vjet më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.

Në vitin 2017, buxheti i mbrojtjes i vendit të tij ishte 32 miliardë euro dhe sipas planeve do të rritej në 64 miliardë euro brenda dy vjetësh. Propozimet ende duhet të miratohen nga qeveria franceze.

“Për të qenë i lirë në këtë botë, duhet të të kenë frikë. Për të të pasur frikë, duhet të jesh i fuqishëm”, tha ai.

Macron tha se bota po dëshmonte rikthimin e energjisë bërthamore dhe “përhapjen e konflikteve të mëdha”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button