LVV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, as Donika Gërvalla nuk merr votat e nevojshme

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albuelna Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Propozimi u bë nga deputeti Glauk Konjufca.
Pas propozimit kryesuesi i seancës e hodhi në votim.
57 vota ishin për, 56 kundër dhe 3 abstenime.
Donika Gërvalla u propozua nga LVV për kryeparlamentare, por as ajo nuk mori votat e mjaftueshme.
Propozimi i Donika Gërvalles erdhi pasi Albulena Haxhiu nuk u votua nga deputetët.
Gërvalla mori 57 vota, kundër votuan 56 deputetë, kurse tre deputetë abstenuan. Seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditësh.
Deputetët që abstenuan ishin Fatmir Limaj, Xhevahire Izmaku dhe Albulena Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate
Kryesuesi i seancës Avndi Dehari konstatoi se kandidatja Haxhiu nuk arriti të marrë votat e duhura.
Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e publikoi Aktgjykimin për seancën konstituive.
Sipas Aktgjykimit, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh dhe e drejta e propozimit të kryeperlamentarit i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si grupi më i madh parlamentar i dalë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Aktgjykimi e kufizon në vetëm tri votime kandidaturën për kryetar Kuvendi.



