Lumir Abdixhiku ofron dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën për media që mbajti pas takimit me nënkryetarët e partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqje.

Ai është shprehur se e sheh si obligim moral dhe politik të marrë përgjegjësinë dhe të shtrojë tutje organizimin politik të partisë që udhëheq.

Tutje, Abdixhiku bëri të ditur se dorëheqjen do ta ofrojë te Kuvendi i LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Trajtuam të gjitha çështjet politike dhe të ardhmen që na pret në vijim. Siç ju kam njoftuar edhe sonte, ju njoftoj se në konsultim kemi vendosur që të thërrasim kryesinë e LDK-së dhe pastaj Kuvendin e LDK-së, e kam obligim moral e politike që të marr përgjegjësinë dhe ta shtroj tutje organizimin politik të LDK-së, nëpërmjet ofrimit te Kuvendi i LDK-së dorëheqjen”, u shpreh Abdixhiku.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button