Lukaku jashtë fushës për të paktën katër muaj

Sulmuesi i Napoli, Romelu Lukaku, do të mungojë për të paktën katër muaj pas një lëndimi të cilin e ka pësuar gjatë ndeshjes kundër Olympiacos.

Njoftimi është bë nga vetë klubi i drejtuar nga Antonio Conte.

“Pas lëndimit të pësuar, Romelu Lukaku iu nënshtrua testeve në Spitalin Pineta Grande, të cilat konfirmuan një lëndim të rëndë. Lojtari ka nisur programin e rehabilitimit dhe do të ketë edhe një konsulte kirurgjikale”, ka bërë të ditur Napoli.

Ky zhvillim detyron Napol të kthehet në merkato për të plotësuar boshllëkun në sulm. Drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli, dhe trajneri Conte po shqyrtojnë mundësinë e përforcimit të ri në repartin e avancuar për të shmangur surprizat e pakëndshme në këtë sezon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button