Luftimet midis Tajlandës dhe Kamboxhias vazhdojnë edhe pasi Trumpi deklaroi se u arrit armëpushim

Luftimet midis forcave tajlandeze dhe kamboxhiane vazhduan edhe në orët e hershme të së shtunës, edhe pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të dy vendet kishin rënë dakord për një armëpushim.

Kryeministri tajlandez, Anutin Charnvirakul, tha se i kishte thënë Trumpit se një armëpushim do të ishte i mundur vetëm pasi Kamboxhia të kishte tërhequr të gjitha forcat e saj dhe të kishte hequr minat tokësore.

“Tajlanda do të vazhdojë të kryejë veprime ushtarake derisa të mos ndiejmë më dëm dhe kërcënime për tokën dhe popullin tonë. Dua ta bëj të qartë. Veprimet tona këtë mëngjes kanë folur tashmë”, shkroi kryeministri tajlandez në rrjeetet sociale.

Të dyja palët raportuan bombardime të vazhdueshme dhe shkëmbime zjarri përtej kufirit të shtunën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button