“Luftë e ftohtë ekonomike”, BE merr vendimin, miraton tarifat shtesë për makinat elektrike kineze

Bashkimi Europian, pas shumë polemikave, ka vendosur miratimin e tarifës shtesë deri në 35.3% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, pasi vendet anëtare të BE-së kanë miratuar propozimin përkatës të Komisionit Evropian, i cili pritet të zgjasë deri në pesë vjet.
Dhjetë vende anëtare të BE-së votuan pro tarifave dhe vetëm pesë votuan kundër, ndërsa 12 vende anëtare abstenuan. Sipas rregullave të votimit, shtetet anëtare në thelb nuk votuan kundër propozimit të Komisionit, duke i dhënë në fakt dritën jeshile për të vendosur hapat e ardhshëm.
Gjermania votoi kundër tarifave pasi u përball me presionin intensiv nga lobet dhe sindikatat e saj të fuqishme të industrisë së makinave, ndërsa Suedia, prodhuesi kryesor i makinave Volvo i së cilës është në pronësi të grupit Geely, do të përballet me tarifa prej 19, 9% abstenuan, ndërsa Franca, Italia dhe Polonia votuan të gjitha pro, siç kishin bërë gjatë votimit informal korrikun e kaluar./vizionplus.tv



