Lufta në Iran, Kremlini: Putini është i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e luftës në Lindjen e Mesme

Presidenti rus Vladimir Putin po bisedon me udhëheqësit rajonalë në Lindjen e Mesme dhe Rusia është e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit me Iranin, tha Moska.
“Presidenti po vazhdon këto kontakte dhe, nëse shërbimet tona kërkohen disi, ne jemi, sigurisht, të gatshëm të japim kontributin tonë për të siguruar që situata ushtarake të kalojë në një kurs paqësor sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në konferencën e tij të përditshme me gazetarët.
Sakaq, Peskov iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me deklaratën e Donald Trump në lidhje me luftën në Iran dhe komentin e tij se ai po shqyrtonte tërheqjen e SHBA-së nga NATO, Pesokova tha se Rusia e sheh NATO-n si një aleancë armiqësore.
Duke diskutuar perspektivat e një samiti ruso-arab, ai shtoi se “lehtësimi i tensioneve në rajon dhe minimizimi i pasojave negative të kësaj lufte janë të mundshme vetëm përmes negociatave, përmes dialogut, për të cilin një samit i tillë mund të bëhet potencialisht një platformë e mirë në të ardhmen.”



