“Lufta” mes Trump dhe Europës vazhdon, Presidenti amerikan kërcënon BE-në: 200% tarifë për…

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar një tarifë 200% për alkoolin nga vendet e BE-së, nëse BE nuk ndalon një “tarifë të keqe prej 50% për uiski”.
Me anë të një postimi në Truth Social, Presidenti amerikan tha se masa do të ishte e mrekullueshme për prodhuesit amerikanë.
Trump thotë se nëse një tarifë 50% për uiski amerikan nuk hiqet “menjëherë”, tarifa e SHBA do të synojë të gjitha verërat, shampanjat dhe produktet alkoolike që dalin nga Franca dhe vendet e tjera të përfaqësuara nga BE.
Faza e fundit e kësaj lufte tregtare globale filloi kur SHBA vendosi një tarifë prej 25% për të gjithë çelikun dhe aluminin që vijnë në SHBA.
BE-ja u përgjigj duke thënë se do të rriste taksat e saj për mallrat amerikane me vlerë deri në 26 miliardë euro, duke përfshirë varkat, bourbon dhe motoçikletat, nga 1 prilli.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se përgjigja kishte për qëllim të ishte “e fortë, por proporcionale” dhe shtoi se BE ishte “e gatshme të angazhohej në një dialog kuptimplotë”.