LSM kërkon dorëheqjen e tre gjyqtarëve të Supremes

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon dorëheqjen e gjyqtarëve Shpend Devaja, Nake Georgiev, Isamedin Limani nga Gjykata Supreme, të cilët e dhanë aktgjykimin për marrjen e pronës së Sindikatës. Nëse deri të premten nuk i dorëzojnë dorëheqjet, siç njoftoi sot kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov, nga java e ardhshme do të fillojnë procedurën para Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e tyre.

Trendafilov tha se tre gjykatësit e Supremes, me bindjen e tyre të lirë e kanë marrë aktgjykim pa argumente, duke përdorur ligjin që nuk është në fuqi. Siç sqaroi, në aktgjykim i referohen ligjit të vitit 1998 i cili nuk është më në fuqi, sepse në vitin 2010 është miratuar një ligj i ri.

“Nuk dua të flas për korrupsionin në gjyqësor. Dua të them se dyshojmë të niveleve më të larta, për ndikim dhe presion politik për sjelljen e këtij vendimi që punëtorëve tu merret “shtëpia e punëtoreve”. Edhe përskaj gjithë kësaj, këtë ne nuk do ta lejojmë. Më e pakta që mund të bëjnë në këtë formë kriminele siç e sollën këtë vendim, është që të sjellin të re, ku do ta përmirësojnë gabimin e tyre. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është drejtuar tek sindikatat tona vëllazërore të konfederatës botërore dhe europiane. Gjithë ata do të vijnë pikërisht në zgjedhje, kur do tu djegë partive politike dhe kur ata do të duhet të ngrenë përgjegjësi për këta gjykatës”, theksoi Sllobodan Trendafillov, kryetar LSM.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button