LSDM: Në vend të zgjidhjes, VMRO po bllokon dhënien e pasaportave

LSDM-ja ka akuzuar VMRO-DPMNE-në për shkak se nuk po arrinë të zgjedh problemin me dokumentet personale.

“VMRO-DPMNE prej muajsh pohonte se do ta kishin zgjidhur problemin me dokumentet personale. Me hyrjen e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike, ministri i tyre krijoi kaos të mëtejshëm, u përpoq të krijonte panik te qytetarët duke shpallur gjoba dhe e ndërlikoi procesin e lëshimit të pasaportave. Në vend të rritjes së kapacitetit për fotografim dhe nxjerrje të pasaportave, VMRO-DPMNE-JA hoqi nxjerrjen e pasaportave pa termin. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të mund të pajisen me pasaportë të re për muaj të tërë dhe po ashtu vë në pikëpyetje afatin ligjor për lëshimin e pasaportës”, thonë nga LSDM. /Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button