LSDM: Mickoski të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet për takimet me Palevskin

LSDM-ja ka kërkuar nga kreu i VMRO-DPMEN-së Hristijan Mickoski që të përgjigjet se për çfarë është marrë vesh me Lupço Palevskin.
“Hristijan Mickoski nuk duhet të heshtë për ndërmjetësimet me Palevskin, por duhet të dalë para qytetarëve dhe të përgjigjet për çfarë janë marrë vesh. Palevski i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë që tronditi mbarë opinionin në vend, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të VMRO-DPMNE-së dhe publikisht përkrahte Mickoskin, si dhe partnerin e tyre të koalicionit “E Majta. Partia e tij politike margjinale me orientim radikal dhe pro-rus është produkt dhe mjet i politikave të agresionit të heshtur të VMRO-DPMNE-së në dy dekadat e fundit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.



