LSDM: Kryetari i komunës së Prilepit u pajis me një makinë zyrtare prej 65 mijë eurosh
“Skandalet nën drejtimin e kryetarit më të dobët të komunës në Maqedoni dhe më të paaftit në historinë e komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski, nuk kanë fund. Pasi i kaloi tre vitet e mandatit katërvjeçar në gjumë dhe e shndërroi qytetin në një kasaba të bllokuar, me rrugë të çara dhe të zhytura në errësirë, pa asnjë turp kryetari i Prilepit u pajis me një makinë të re zyrtare prej 65,000 eurosh”, akuzojnë nga LSDM-ja.
Me këtë veprim tipik për, siç thonë nga LSDM, sundimtarët autoritarë, Jovçeski tregoi se ka humbur kontaktin me realitetin. Sipas opozitës, për Joveevskin problemet dhe nevojat e qytetarëve janë të parëndësishme përballë dëshirës së tij për luks duke shfrytëzuar paratë e banorëve të Prilepit.
“Qeverisja e papërgjegjshme dhe joprofesionale e VMRO-DPMNE-së dhe Jovçeskit ka rezultuar në rritjen e kostove të jetesës për qytetarët e Prilepit: u rritën çmimet e ujit, shërbimet komunale, tatimi mbi pronën dhe transporti publik”, thuhet në reagimin e LSDM-së.