LSDM: Blerim Ramadani u arratis me ndihmën e MPB-së

Akuzat e LSDM-së për arratisjen e ushtarit të UÇK-së, vazhdojnë në adresë të VMRO-DPMNE-së. Sipas partisë opozitare, Ramadani është ndihmuar nga MPB-ja dhe disa insstitucione, që të arratiset për në Kosovë.
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska u shpreh se qeveria e VMRO-DPMNE-së u kap në skandal me keqpërdorimin e institucioneve dhe kufirit shtetëror.
“Prokuroria Themelore Publike nuk duhet të heshtë dhe duhet nisë hetim. Nëse PTHP nuk e bën këtë, ne do ta konsiderojmë se mban anën e MPB-së dhe mbulon këtë skandal. E pyesim se si Mickoski pa hetim dhe pa asnjë informacion nga MPB se si ka ikur Ramadani thotë se LSDM po gënjen”, tha Kuzeska duke shtuar se lëshimi i Ramadanit është marrëveshje politike të cilën Mickoski e ka pasur patjetër ta respektojë”, tha Kuzeska.
Ajo po ashtu kërkoi dorëheqje dhe t’i shkarkojë të gjithë ata që i ka vendosur në kufirin me Kosovën.